-0.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeRajonVUÇIÇI SOT DO TI DREJTOHET OPINIONIT, RRETH SITUATËS NË UKRAINË

VUÇIÇI SOT DO TI DREJTOHET OPINIONIT, RRETH SITUATËS NË UKRAINË

Në Pallatin e Serbisë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën në rajon dhe Ukrainë.

Më pas është mbajtur seanca e Qeverisë.

Mbledhja e re e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është caktuar për nesër në orën 16:00.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryesoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe shkëmbeu informacione me anëtarët e Këshillit për situatën në rajon dhe Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Në seancë morën pjesë kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat e mbrojtjes dhe policisë Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksandar Vulin, ministrja e drejtësisë Maja Popoviç, drejtori i BIA-s Bratislav Gasic, përfaqësues të Ushtrisë Serbe.

Presidenti do t’i drejtohet publikut nesër nga ora 18-20.

Presidenti Vuçiq gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi për çështje të shumta, njofton Zyra për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Republikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments