12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSulmi i Rusisë në Ukrainë, reagon Predidenti Pendarovski,mbledh Këshillin e Sigurisë

Sulmi i Rusisë në Ukrainë, reagon Predidenti Pendarovski,mbledh Këshillin e Sigurisë

“Dënoj fuqishëm aksionin ushtarak që po ndërmerr Rusia kundër Ukrainës, që do të çojë në mënyrë të pashmangshme në humbje të pariparueshme të jetës njerëzore dhe dëme materiale. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, një shkelje serioze e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim për stabilitetin e Evropës”.-

Ky është qëndrimi i presidentit Stevo Pendarovski për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Si anëtare e NATO-s, ne i bashkohemi thirrjes së Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë armiqësitë në territorin e Ukrainës. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit.

Presidenti Stevo Pendarovski, poashtu ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 14:00./ Alsat.m

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments