-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKronikëOhër / Padi penale për gruan që bëri thirrje për...

Ohër / Padi penale për gruan që bëri thirrje për djegien e hebrenjve bashkë me hotelin ku ata po qëndrojnë

Policia e Ohrit ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçares nga Ohri (V.S), e cila bëri thirrje për djegien e hebrenjve që qëndrojnë në Ohër.

Siç bëjnë të ditur MPB-ja, gjatë bisedës V.S ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme ka publikuar përmbajtjen e Facebook-ut, ndërsa sot e ka fshirë vetë.

“More jo vetëm sektin,vëjani flakën edhe hotelit me të gjithë sektin”, ka shkruar ajo në Facebook, të cilin policia e ka gjetur menjëherë.

Ky është reagimi i parë dhe akuza penale që kur hebrenjtë, të cilët në Maqedoni i quajnë sekti Lev Tahor, u dëbuan në Kumanovë, Shkup dhe Ohër. Disa nga videot që publikohen nga niveli i rrjeteve sociale, edhe pse kanë kërkuar të mos filmohen tashmë janë fshirë.

https://skopskoeho.mk/krivichna-za-ohrigankata-shto-povika-da-se-zapalat-evreite-zaedno-so-hotelot-vo-koj-prestojuvaat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments