Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përmes profilit të tij në Twitter e dënoi vendimin e Federatës Ruse për të njohur rajonet Doneck dhe Lugansk në Ukrainë si “Republika Kombëtare”.
Kryeministri Kovaçevski në rrjetin social ka shkruar:
“E dënoj vendimin e Rusisë për njohjen e Doneck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”.
Ky akt është sulm i drejtpërdrejt në sovranitetin territorial dhe integritetin e Ukrainës dhe shkeljen e marrëveshjeve nga Minsku dhe vendimet e Këshillit të OKB-së nga 2015.
Bashkë me aleatët e NATO-s bëjmë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes rrugës demokratike