4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbledhje e Qeverisë së RMV-së, do të diskutohet për situatën në Ukrainë

Mbledhje e Qeverisë së RMV-së, do të diskutohet për situatën në Ukrainë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 22.02.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 16-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për organizimin e Konferencës së dytë ndërkombëtare Forumi i Prespës për Dialog, si dhe Informacioni për situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës për masat e nevojshme për sigurimin e anëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Misionin Special Monitorues të OSBE-së në Ukrainë.

Dy informacionet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, para ministrave për shqyrtim do të gjendet edhe Informacioni për mbledhjen e mbajtur të shtatëmbëdhjetë të Nënkomitetit për transport, ambient jetësor, energjetikë dhe politikë rajonale, në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asociim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtur më 18 mars të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments