6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut dhe Shqipëria dënojnë vendimin e Putinit për rajonet ukrainase

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dënojnë vendimin e Putinit për rajonet ukrainase

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Maqedonia e Veriut rithekson mbështetjen e saj të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës.

“Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments