8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPërfituan nga fondet urgjente të COVID-it, Gjermania nis hetimet për 26 mijë...

Përfituan nga fondet urgjente të COVID-it, Gjermania nis hetimet për 26 mijë raste

Prokurorët gjermanë kanë nisur hetime në më shumë se 26.800 raste për mashtrime me ndihmat urgjente për COVID dhe pritet që të ketë edhe shumë më tepër raste të tilla. Për të marrë ndihmë urgjente në kuadër të ndihmave për shkak të pandemisë së koronavirusit, mashtruesit bënin kërkesë për fonde ndihme për sipërmarrje dhe kompani, të cilat në momentin kur qeveria shpalli programin e ndihmave nuk ekzistonin më.

Sipërmarrës të tjerë kanë aplikuar në emër kompanish ekzistuese, por i transferuan paratë nga subvencionet në llogaritë e tyre private ose në llogari të kompanisë, por i kanë përdorur për qëllime private, në kundërshtim me rregulloren për ndihmat urgjente për COVID.

Gjithashtu mashtruesit postonin në internet shpallje pune për pozicione që nuk ekzistonin. Me ndihmën e të dhënave personale të mbledhura nga punëkërkuesit, ata aplikonin në emër të tyre për fonde ndihme për COVID.

Rastet më të shumta të mashtrimeve rezultojnë në Berlin. Grupi hetimor i përbërë nga 30 persona po heton aktualisht 8.672 raste. Për shkak të mungesës së kapaciteteve janë ende në pritje hetimet për mbi 9 mijë raste të tjera dyshimesh për mashtrime për të marrë ndihmë urgjente për COVID.

Dëmi i mundshëm që i është shkatuar deri tani shtetit prej mashtrimeve të mësipërme në Berlin është mbi 118 milionë euro – më shumë se gjysma e dëmit në mbarë Gjermaninë./abcnews

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments