2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHISTORIANËT NË RMV AKUZOJNË – SOFJA KUSHTËZON ME REVIZION TË TË KALUARËS

HISTORIANËT NË RMV AKUZOJNË – SOFJA KUSHTËZON ME REVIZION TË TË KALUARËS

PROF.ÇEPREGANOV: INCIDENTI ME XHAMBASKIN NUK ËSHTË I VETËM


Negociatat për dallimet historike me Bullgarinë fqinje paraqesin përpjekje për revizion të plotë të historisë së Maqedonasve, por në të njëjtën kohë edhe për “pastrimin” e historisë bullgare nga karakteri okupator gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke u nisur nga kjo tezë, një grup historianësh maqedonas sot theksuan se Bullgaria e detyron popullatën në  këtë anë të kufirit të pranojë se është produkt i ideologjisë jugosllave, që për për ta është e papranueshme. Incidenti nazist me eurodeputetin bullgar Xhambaski ka bazë më të gjërë në Sofje, shprehin bindjen historianët maqedonas.

Incidenti i eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski, i cili me përshëndetje naziste doli nga salla e Parlamentit Evropian, për historianin Todor Çepreganov është në të njëjtën linjë me ngjarjet tjera profashiste dhe neonaziste në Sofje. Ai i dënoi politikanët në Maqedoninë e Veriut, të cilët me qëllim që kontesti të tejkalohet më shpet, përpiqen ta shtypin këtë pjesë të të kaluarës bullgare.

TODOR ÇEPREGANOV, HISTORIAN

“Vetëm disa ditë më parë në Bullgari u mbajt “Llukov Marsh”, i gjeneralit Hristo Llukov, me simbole naziste, që mbaheshin nga simpatizuesit e tij, por policia i ndau. Në vitin 2022, Bullgaria, vendi i vetëm në Evropë, e feston nazizmin, ndërsa Evropa nuk reagon. Tani nuk na habit pse ndodh kjo në Maqedoninë e Veriut, në raport me Marrëveshjen me Bullgarinë, se duhet të fshihet fashizmi.”

Imponimi politik për revizion historik, sipas profesorit Mitko Panov, ka për qëllim t’i vërë në pikëpyetje madje edhe përfitimet antifashiste të popullit maqedonas.

MITKO PANOV, HISTORIAN

“Pikërisht kjo shpie drejt revizionit të historisë kombëtare maqedonase, duke e përfshirë edhe ridefinimin e termeve të fashizmit dhe të luftës antifashiste, që në fund duhet ta përjashtojë karakterin fashist të shtetit bullgar, ndërsa ASNOM-in ta cilësojë si produkt të ideologjisë jugosllave, njësoj edhe Maqedonasit.”

Pasi Greqia arriti kufizim hapësinor dhe historik të maqedonizmit me Marrëveshjen e Prespës, tani edhe Bullgaria e dëshiron të njëjtën, konsideron historian Trajçе Stojanov.

TRAJÇE STOJANOV, HISTORIAN

“Sepse ma maqedonizmin, të inkorporuar në ta, jo vetëm që gjithmonë qëndrojnjë në anën e gabuar të historisë, por nuk munden as ta themelojnë mitin e tyre kombëtar. Me maqedonizmin bëjnë dy gjëra të rëndësishme, e përfshijnë trashëgiminë e tyre sllave, e cila në pjesë të madhe hyn në narracionin e tyrë përmes maqedonizmit dhe vendosen në anën e duhur të historisë.”

Disa nga pjesëmarrësit në debat e kritikuan kolegun e tyre Dragi Gjeorgjiev, bashkëkryesuesin e Komisionit Historik në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili pak kohë më parë theksoi se Bullgaria ka qenë pronazizte, por jo edhe fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments