Sic raportojnë mediat bullgare, është duke u shqyrtuar mundësia që ndeshja e Ligës së Kombeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, e caktuar për në qershor, të luhet në Razgrad në vend se në Sofje. Në të vërtetë organizatorët frikësohen nga provokimet e mundshme, prandaj në vend se në kryeqytet loja do të luhej në Razgrad, ku kapaciteti i stadiumit është 7.000 shikues.
Është e njohur se bullgarët zakonishtë luajnë në”Vasil Levski” në Sofje që tubon 40.000 shikues dhe është e qartë se ky numër ësyë i madh për tu përballur me provokimet e mundshme. megjithate, kjjo është vetëm një ide, ndërsa vendimi do të merret më vonë.