Vetëm për dy javë në Tetovë janë kafshuar 9 qytetarë nga qentë endacakë, ndërsa nga 1 janari janë kafshuar 13 qytetarë. 11 prej të kafshuarve kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik. Kështu bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por a ka marrë komuna ndonjë masë për qentë endacakë?
“Brenda javës pritet të publikohet projekti. Jemi në pritje të planit ku kemi angazhuar edhe ndërmarrjen, por presim edhe nga kompani private të sjellin planet e tyre për një zgjidhje të qëndrueshme. Cili do të jetë plani më i mirë, ai do të zbatohet”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Veterineri Rami Selmani ka pasur një takim me kryetarin e komunës Bilall Kasamin dhe i ka ofruar model që kjo çështje të ketë një zgjidhje afatgjate.