7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGostivar: Aktakuzë ndaj 10 personave për “shkatërrim të pyllit, vjedhje dhe mashtrim”

Gostivar: Aktakuzë ndaj 10 personave për “shkatërrim të pyllit, vjedhje dhe mashtrim”

Ndaj gjithsej 10 personave, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë për vazhdimin e veprave penale – “Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim”.almakos.com

Në periudhën e viteve 2017 dhe 2018, në disa raste, të pandehurit në cilësinë e bashkëpunëtorëve kanë prerë një sasi të madhe druri nga pylli i dikujt tjetër në zonën e fshatit Padalishtë. Në këtë mënyrë kanë shkatërruar pyllin, duke prerë ilegalisht 254 pemë ahu. Në oborret e tyre ruheshin drutë e ahut, nga ku transportoheshin te blerësit në Komunën e Gostivarit dhe shiteshin.

Me këtë të pandehurit kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë.

Njëri nga të pandehurit ka kryer edhe veprën penale – Mashtrim, kështu që me 21.09.2018 i ka shitur dru zjarri nga një pemë e prerë paraprakisht ilegalisht një banori të Gostivarit, duke e gënjyer se drutë vijnë nga prerje legale. Për drurët i dëmtuari ka paguar 14.700 denarë.

Pas zbulimit të prerjeve të paligjshme, efektivët e policisë kanë sekuestruar drutë me certifikatë për sende të sekuestruara përkohësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments