8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiVuçiçi premtoi pagë mesatare prej 1000 eurosh

Vuçiçi premtoi pagë mesatare prej 1000 eurosh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare mund të jetë 1000 euro.

Duke komentuar situatën ekonomike të vendit, Vuçiq i tha Pink TV se Serbia ka bërë përparimin më të shpejtë ekonomik në të gjithë Evropën në dy vitet e fundit që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit.

“Për herë të parë nga Gjermania po na kthehen mjekë dhe infermierë. Ata duan të kthehen në vendin e tyre. Ne kemi problem me zejtarët dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer në Serbi. Deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare do të jetë 1000 euro, kurse pensioni 500 euro. “Është e realizueshme nëse nuk ka probleme të jashtme dhe tërmete të mëdha në mbarë botën,” tha ai.

Presidenti i Serbisë tha se vendit i mungojnë hidraulikët, shoferët, mekanikët.

Duke iu referuar ndihmës shtetërore prej 100 euro për të rinjtë dhe kritikave se është masë populiste dhe ryshfet votuesish para zgjedhjeve, Vuçiq tha se po të mundnin, siç tha ai, të njëjtën gjë do ta bënin edhe përfaqësuesit e opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments