4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIvanovska: Të mbrohen qytetarët nga funksionarë të cilët do të kërkojnë prej...

Ivanovska: Të mbrohen qytetarët nga funksionarë të cilët do të kërkojnë prej tyre pronën ta vendosin në emër të tyre

Me ligjin për prejardhjen e pronës duhet të mundësohet qytetarët të mbrohen nga presionet e funksionarëve  të cilët do të kërkojnë nga to prona te vihet në emër të tyre, ka porositur kryetarja e Komisionit shtetëror për antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Ajo gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel sonte ka thënë se është bërë draft- versioni i ligjit për prejardhjen e gjendjes pronësore të funksionarëve dhe se kjo tutje do të varet nga disponimi i deputetëve në Kuvend. Por, siç ka thënë Ivanovska, atë që KSHPK e ka dashur ta arrijë si qëllim me këtë ligj nuk është paraparë decidivisht roli preventiv i ligjit- qytetarët duhet të mbrohen nga presionet e funksionarëve të cilët do të kërkojnë prej tyre pronën ta vendosin me emër të tyre.

Ivanovska ka thënë se duhet të përfshihet ajo pjesë, duke potencuar se KSHPK është kundër pragut prej 30 mijë euro, pasi sipas tyre, duke e njohur mentalitetin tonë, secili do të ketë pronë nën 29.900 dhe nuk do të mund të kapet.

“Një është të përgatitet, ndërsa faza e dytë në Kuvend nuk mund ta them. E shihni si është në Kuvend. Kjo varet nga disponimi i deputetëve dhe cilët interesa ata do të mbrojnë. Pasi pengesat më të mëdha, ose ata që më së shumti janë kundër sjelljes së këtij ligji me shpjegim se gjithçka ka në ligjet tjera, jo që nuk ka, por fakt është se nuk praktikohen edhe ligjet tjera siç duhet me ata të cilët edhe nuk duan të thonë se nga e kanë pronën”, tha ajo.

I pyetur nëse konsideron se duhet  me ndryshime ligjore të vendoset praktikë secili që merr funksion publik të dorëzojë deklaratë për mos ndryshim të gjendjes pronësore, tha se nuk sheh përshtatshmëri nga një gjë e tillë.

“Mendoj se problemi është më i madh. Në deklaratat e këtij lloji nuk shoh ndonjë përshtatshmëri. Nga ta dimë se çfarë do të ndodhë. Deklaratat do të vijnë natyrshëm. Të dhënat do të krahasohen. Dhe jo që deklarata është ndonjë garanci. Problemi është më i madh. Mund të japë dhjetë deklarata se nuk ka ndryshim në gjendjen pronësore dhe t’ia regjistrojë pronën dikujt tjetër. Prandaj ne kërkuam ligjin për prejardhjen e pronës. Ky është rreziku i parë. Unë njoh funksionarë që kanë prona dhe nuk i paraqesin në emër të tyre, sepse janë të regjistruar me emër tjetër. Prandaj ne kërkojmë secili qytetarë të tregojë se nga e ka pronën. Në atë rast, ata persona që nuk janë persona zyrtarë apo funksionarë, shumë lehtë do t’i refuzojnë të ashtuquajturit miq të cilët do të kërkojnë ne emër të tyre të regjistrohet pronë”, tha Ivanovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments