8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTri ditë pas takimit metrik me Macronin, Putini vendos tavolinë centimetërshe me...

Tri ditë pas takimit metrik me Macronin, Putini vendos tavolinë centimetërshe me një president tjetër

Vëmendjen në takimin mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë në fillim të kësaj jave, pos temës kryesore të diskutimit të gjatë prej disa orësh, e mori edhe tavolina gjigante, që i mbajti udhëheqësit disa metra larg njëri-tjetrit. Për tavolinën e madhe u spekulua shumë. Disa thanë se, përmes saj, presidenti rus ka dashur të përçojë mesazh diplomatik. Megjithatë, dy burime i thanë agjencisë “Reuters” se presidenti francez e ka refuzuar testin rus për Covid-19, prandaj autoritetet kanë vendosur që dy udhëheqësit të qëndrojnë në distancë.

Sidoqoftë, vetëm tri ditë pas takimit të së hënës me homologun francez, Putini e priti në Moskë Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Ndryshe nga takimi me presidentin e vendit evropian, me të cilin nuk arriti ndonjë marrëveshje për Ukrainën të hënën, Putini u pa shumë më afër homologut kazak.

Në këtë takim nuk u pa tavolina e famshme. Në vend të saj, mes dy presidentëve po qëndronte një tavolinë shumë më e vogël, që dukej më e ngushtë se 1 metër, ndërsa Putini dhe Tokayevi ishin shumë më afër njëri-tjetrit. Madje, ata edhe u fotografuan duke i shtrënguar duart.

Nuk dihet nëse presidenti kazak ka pranuar që ta bëjë testin rus PCR për koronavirus, por distanca e vogël fizike e tij me Putinin lë të kuptohet se ai u është nënshtruar rregullave të protokollit të vendit pritës.

Autoritetet ruse kanë vendosur kushte të rrepta për njerëzit që dëshirojnë të takohen me Putinin, përfshirë izolimin për dy javë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments