Sot në kuadër të qendrës së skijimit Brezovica, e cila gjendet në anën kosovare të malit Shar, një ortek i madh ka rënë në vendin e njohur si Guri i Shqipes, njofton skimacedonia.mk.
Orteku është animuar nga dy skiatorë, të cilët fatmirësisht kanë mundur ta shmangin që në momentet e para dhe tashmë po japin një deklaratë në polici.
Njësitë e shpëtimit dhe policia janë në vendngjarje duke kërkuar të tjerë të mundshëm të përfshirë në ortek.