9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës me 811 kontrata vetëm në 2021-shin! A do t’i...

Komuna e Tetovës me 811 kontrata vetëm në 2021-shin! A do t’i publikojë Kasami emrat e të punësuarve gjatë mandatit të tij?

Komuna e Tetovës ka publikuar një listë me 811 persona të angazhuar si honoraristë nga qeverisja e kaluar, kur me Komunën drejtonte Teuta Arifi. Nga kabineti i kryetarit të ri, Bilall Kasami thonë se në këtë listë janë të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata. Ata që nuk e kanë kryer punën, do t’u kërkohet t’i kthejnë paratë.

“Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar. Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga strukturat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Këshilltarja komunale nga lista e pavarur, Elmedina Abdullahu, thotë se ka qenë kërkesë e tyre që kjo listë të bëhet publike, por tregon gjithashtu se kanë kërkuar edhe publikimin e kontratave të nënshkruara gjatë këtyre muajve që kur në krye të Komunës ka ardhur Kasami.

“Njëra prej pikave ishte që listat e kontratave që janë bërë të jenë publike dhe ajo u realizua, kjo kërkesë nuk vlente vetëm për ata paraprakë që kanë qenë, por edhe ata aktualë që do të punësohen dhe na është premtuar që këto të dhëna do të azhurnohen dhe çdo kontratë që do të lidhet në komunë e Tetovës do të kemi informata ditëve në vijim. Emrat që janë në listë ka edhe prej atyre që kanë punuar në komunë edhe nuk duhet të gjeneralizohen të gjithë”, tha vlerëson Abdullahu.

I pyetur nëse do t’i publikojë emrat e personave të rinj që do të angazhohen me kontratë në vepër në Komunën e Tetovës, kryetari Bilall Kasami ditë më parë tha se komuna ka pasur problem me ueb faqen dhe se gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe emrat e kontratave të reja. Sipas Kasamit në komunë e Tetovës ka pasur mbi 400 kontrata ku shumica, sipas tij, nuk i kanë dhënë asnjë shërbim komunës. Ndërsa nga komuna Tetovës thonë se janë duke marrë raporte se cili i angazhuar ¬çfarë pune ka kryer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments