7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRasti ‘Ëmbla’, Taravari shkarkon drejtorin e shkollës fillore “Bashkimi”në Gostivar,Ziadin Nuredinin.

Rasti ‘Ëmbla’, Taravari shkarkon drejtorin e shkollës fillore “Bashkimi”në Gostivar,Ziadin Nuredinin.

Ziadin Nuredini, nuk do të jetë më u.d drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”në Gostivar. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili tha se ky vendim është marrë pas rastit me nxënësen Ëmbla, që shkaktoi reagime të shumta në opinion.

“Sot kisha një bisedë me drejtorin e shkollës, i cili ishte ushtrues detyre në shkollën “Bashkimi” në Gostivar dhe afati i mandatit të tij si ushtrues detyre skadoi më 6 shkurt. Sot biseduam dhe sollëm vendim të përbashkët që ai të mos vazhdon më tutje. Brenda ditës së sotme ose nesër do të emërojmë një tjetër ushtrues detyre derisa të hapet konkursi. Ma merr mendja se për 1 ose 2 muaj do të hapet konkurs i rregullt në shkollën “Bashkimi” dhe do ta zgjedhim një drejtor i cili do t’i plotësojë të gjithë kushtet dhe këshilli i arsimtarëve dhe këshilli i shkollës do ta zgjedhin si përfaqësues i asaj shkolle për udheheqjen e mëtutjeshme. Pra, vendimi ishte i përbashkët sepse ky rast kaloi në politikë dhe dramë. Ne s’duam që të vazhdojë kështu dhe t’i keqpërdorim ndjenjat e qytetarëve dhe familjarëve të Ëmblës dhe nxënësve që janë në klasë me të”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments