Skiatori Dardan Dehari i cili po merr pjesë në lojërat olimpike në Pekin, ka pësuar një aksident teksa ka qenë duke ushtruar për pjesëmarrjen e tij të parë në Lojërat e Olimpike 2022, transmeton TV21.
Ka lënduar gjurin e djathtë dhe mjekët kanë ardhur në përfundim se ai duhet të operohet urgjentisht.
Të kujtojmë se Dardan Dehari, i cili e mbante flamurin e Maqedonisë së Veriu në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimipke, duhej të paraqitej në garë më datë 13 dhe 16 shkurt.
Pas këtij aksidenti është deklaruar edhe Dehari. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar “E dua skijimin” duke ia bashkëngjitur edhe fytyrën e mërzitur.