Spiro Ristovski, i dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Penale Shkup për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, del nga arresti shtëpiak. Sipas vendimit të fundit të Këshillit Penal, të dënuarit i është pranuar garancia nga prona e paluajtshme dhe kur e njëjta do të regjistrohet në kadastër, do të hyjë në fuqi vendimi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.
Lënda për rastin “Organizatorët e 27 prillit” është në Gjykatën e Apelit Shkup, e cila duhet të mbajë seancë publike dhe të prononcohet për ankesat pretenduese e palëve.