6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPJ bullgare: Mendimi personal i anëtarëve të Komisionit për Çështje Historike nuk...

MPJ bullgare: Mendimi personal i anëtarëve të Komisionit për Çështje Historike nuk korrespondon me qëndrimin e të dyja vendeve

Drejtori i pres-qendrës në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme, Mitko Dimitrov në brifing të veçantë me rastin e deklaratave publike të para pak kohe të bashkëkryetarit të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se aktiviteti i tij është element thelbësor i zbatimit të Marrëveshjes nga viti 2017 dhe ka për qëllim që t’i tejkalojë stereotipet nga e kaluara.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Dimitrovit, mirëkuptimi i përbashkët i të dyja vendeve dhe arritja e rezultateve konkrete ishte theksuar nga të dyja qeveritë më 25 janar. Si shkencëtarë dhe ekspertë të pavarur, anëtarët e Komisionit kanë të drejtë që t’i thonë qëndrimet e tyre, por kjo nuk i detyron qeveritë e të dyja vendeve që të marrin vendime të caktuara, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së bullgare.

Sipas Dimitrovit, mendimi personal i anëtarëve të komisionit nuk korrespondon me qëndrimin e të dyja vendeve.

“E mbështesim gatishmërinë e të dyja palëve për intensifikimin e kontakteve të Komisionit. U bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit që të punojnë frytshëm. Ministrat e Punëve të Jashtme si politikanë, shprehin gatishmërinë e tyre për të mbështetur publikisht përpjekjet e Komisionit, duke përfshirë edhe shënimin e përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme nga të dyja vendet”, shtoi Dimitrovi.

Ai shtoi se ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të vendosë lule në ceremoninë qendrore me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, bashkë me ministren maqedonase të Kulturës.

Ministrja bullgare Gençovska e informoi Karolina Edshtadler, e cila është ministre federale e BE-së, për punën e bërë nga qeveria bullgare për intensifikimin e dialogut me Maqedoninë e Veriut. Edshtadler e përgëzoi Bullgarinë për hapat e ndërmarrë, tha zëdhënësi i MPJ-së bullgare Dimitrov

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments