Vendimi vjen në kulmin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar SHBA dhe NATO-n se po tentojnë që ta fusin në një luftë me Ukrainën.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka miratuar dërgimin e të paktën 3 mijë trupave amerikane në Europën Lindore.
Vendimi vjen në kulmin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar SHBA dhe NATO-n se po tentojnë që ta fusin në një luftë me Ukrainën.
Por ndërsa trupat ushtarake dhe raketat që ka sjellë SHBA janë një opsion, CNN raporton se Putin trembet më shumë nga një fjalë tjetër.
Disa kanë nisur ta quajnë edhe ‘opsioni bërthamor’. Fjala është për SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.
Ligjvënësit amerikanë kanë sugjeruar javët e fundit që Rusia të shkëputet nga SWIFT. Sipas CNN, një masë e tillë shkakton frikë në zemër të Kremlinit.
Ligjvënësit rusë thonë se nëse kjo ndodh, dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve ruse do të ndalonin. Pasojat ekonomike do të ishin katastrofike.
Ekziston megjithatë një precedent i tillë. SWIFT shkëputi Iranin në vitin 2012 pas sanksioneve. Vendi humbi thuajse gjysmën e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe mbi 30 përqind të të gjithë tregtisë me jashtë.