1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Komisionit për Sëmundje Ngjitëse i shtohen edhe tetë anëtarë

(VIDEO) Komisionit për Sëmundje Ngjitëse i shtohen edhe tetë anëtarë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ndryshoi përbërjen e Komisionit për Sëmundje Infektive. Është zgjeruar numri i anëtarëve nga 18 në 26. Si kryetar i Komisionit është zgjedhur Aleksandar Pletiçkovski, ndërsa për të parën herë Komisioni do të ketë zëdhënës, dhe në këtë vend është caktuar mjeku Zllate Mehmedoviq. Ndër mjekët që i bashkohen komisionit janë infektologu Fadil Cana, Dukagjin Osmani nga Instituti për Shëndet Publik, Nevzat Elezi nga Fakulteti i Mjeksisë në Tetovë, pulmologu Arben Labënishti, Shaban Memeti, drejtori i Institutit për Shëndet Publik.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Komisioni për Sëmundje Infektive do të ketë takime të rregullta javore, çdo të marte, me nevojë edhe më shpesh. Njëherit dua të theksoj se ministri i Shëndetësisë do të marrë pjesë sipas nevojës. Ju kërkoj gazetarëve dhe madiave që të jenë në kontakt me doktor Zllate Mehmedoviq, për çdo informacion”.

Kryetari i ri i Komisionit tregon se arsyen përse ka numër të madh të riinfektimeve me Covid.

Aleksandar Pletiçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive

“Omikron mund ta zvogëloj imunitetin e fituar nga infektimi i variantit delta dhe mund ta zvogëloj edhe imunitetin e fituar me vaksinë, nëse ajo është marrë shumë kohë më parë. Mënyra e vetme për t’u ulur numri i riinfektimeve është vaksinimi, posaçërisht doza e tretë”.

Zëdhënësi Zllate Mehmedoviq bëri të qartë se masa për certifikatë për vaksinën e marrë, nuk do të hiqet.

Zllate Mehmedoviq, zëdhënës

“Transmisioni i visusit ëshë ende në nivel të lartë, gjendemi në muaj të dimrit, ku transmisioni është  më i madh. Nëse tani bëjmë një hap të tillë, me heqjen e certifikatave të vaksinimit, sidomos nëse marrim parasysh se kemi shkallë të ulët të vaksinimit, kjo do ishte diçka që do të stërngarkonte në mënyrë shtesë sistemin shëndetësor dhe do të ishte apsolutisht kundër produktive”.

Infektologu Ilir Demiri thotë se nga përvoja personale e tij, nuk ka pasur rast që një person ka ndërruar të ndërroj që ka qenë i vaksinuar dhe nuk ka pasur komorbiditete.

Ilir Demiri, infektolog

“Njerësit nuk duhet të lirohen se varianti omicron është më i lehtë. Varsianti omicron është më i lehtë në pjesën më të madhe të të infektuarëve, por mos harroni se shumica prej tyre janë të vaksinuar. Tek popullata e caktuar që nuk janë të vaksinuar, omicron din të jetë në manifestim të rëndë klinik. Qytetarët të vaksinohen. Është mëkat, të jetosh në Shkup dhe të mos jesh i vaksinuar”.

Po ashtu bënë me dije se është rrit numri i personave që kërkojnë hospitalizim.

Përndryshe, kryetari i deritanishëm i Komisionit Zharko Karaxhovski, tani është anëtar i Komisionit.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments