7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePetrovska – Peach: Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, Ballkani...

Petrovska – Peach: Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, Ballkani është më i sigurt dhe më stabil

Me pjesmarrjen e mbi 60 pjesatarëve të Armatës në NATO në misionin e KFOR-it në Kosovë, kontribuam në sigurinë rajonale dhe jemi të përkushtuar fuqishëm në vlerat e Aleancës si aleate kredibile”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me Stuard Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

“Me pjesmarrjen e mbi 60 pjesatarëve të Armatës në NATO në misionin e KFOR-it në Kosovë, kontribuam në sigurinë rajonale dhe jemi të përkushtuar fuqishëm në vlerat e Aleancës si aleate kredibile”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me Stuard Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Peach si njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe ish-kryesues i Komitetit Ushtarak të Aleancës ka shprehur kënaqësi që Maqedonia e Veriut për më shumë se 1 vit e gjysmë është anëtare e plotë e NATO-s.

Ai përshëndeti faktin që Maqedonia e Veriut përfundoi integrimin ushtarak për vetëm 19 muaj, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është integrimi rekord në historinë e NATO-s.

“Ministrja Petrovska dhe Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar në takim biseduan edhe për bashkëpunimin bilaterale mes dy vedneve dhe janë pajtuar se është e dobishme për dy vendet”, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments