7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNesër fillon mësimi me prezencë fizike, protokollet për mbrojtje nga Covid-19 mbeten...

Nesër fillon mësimi me prezencë fizike, protokollet për mbrojtje nga Covid-19 mbeten në fuqi

“Lajmërohen nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm se gjysmëvjetori i dytë i shkollës fillon të martën, më 1 shkurt, me prezencë fizike dhe duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga Covid 19”, shkruan Alsat.

Këtë njoftim tashmë e kanë shpërndarë të gjitha shkollat, përmes rrjeteve të ndryshme sociale, për t’i kujtuar nxënësit se edhe në gjysmëvjetorin e dytë, maskat do të jenë të detyrueshme. Epidemiologu Dragan Danillovski ka përsëritur se shkollat patjetër të hapen por nxënësit të mos jenë të detyruar në mbajtjen e maskave.

Të mos izolohen ata të cilët janë asimptomatikë pozitiv, le të shkojnë në punë, të mos testohen ata që janë të shëndoshë e as me simptoma të lehta, të testohen vetëm ata që do të kenë simptoma se duhet kuruar në spital. Nxënësit kur do të fillojnë shkollën të lirohen nga maskat, të mos ekzistojnë certifikatat i vaksinuar i pavaksinuar. Tashmë Omicron duhet të shfrytëzohet që ti vendosim pikë kësaj fatkeqësie që na preku. Maskat të hiqen nga ambientet e mbyllura”, deklaroi Dragan Danillovski, epidemiolog.

Edhe prindërit nga nisma “Stop mbajtjes së maskave në shkolla” thanë se në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të mbajnë maska.

Ndërkohë, nesër në seancën e Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset si dhe kur do të bëhet skriningu në shkolla i paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Në gjysmëvjetorin e parë të shkollës, sipas dikastrit të Arsimit, numri I nxënësve të infektuar me Covid 19 asnjëherë nuk kaloi 1 %.

“Një ditë para fillimit të mësimit, shkollat fillore dhe të mesme kryen të gjitha përgatitjet për procesin mësimor. Përveç pastrimit gjeneral u bë edhe dezinfektimi. Për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19, gjysmëvjetori i dytë u shty për më 1 shkurt ndërkohë që parashihej të fillonte më 20 janar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments