Kjo qeveri administrohet nga LSDM-ja dhe udhëhiqet nga BDI-ja, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat M, duke theksuar se të gjitha çështjet kyçe janë lënë të drejtohen nga BDI-ja e cila ka vetëm 15 deputetë. .
Mickoski theksoi se Qeveria udhëhiqet nga BDI, kjo shihet në mënyrën se si funksionon dhe në shpërndarjen e pushtetit.
- Kjo është qeverisje de fakto e BDI-së, sipas mënyrës se si është ndarja e pushtetit dhe mënyra se si funksionon, shihet se e udhëheqin njerëzit e BDI-së dhe do të ishte hipokrite të thuash se është ndryshe. Kemi një krizë ekonomike dhe energjetike. Në opinion për këto dy çështje shohim Kreshnik Bekteshin Fatmir Besimin, njëri përgjegjës për buxhetin, tjetri për ekonominë dhe dalin për qëndrimet e qeverisë për këto dy çështje thelbësore, tha Mickoski.
Ai shtoi se një tjetër gjë se kjo është një qeveri e udhëhequr nga BDI-ja shihet në një nga çështjet më të rëndësishme për Maqedoninë, e ai është problemi me Bullgarinë dhe aspiratat e Maqedonisë në BE.
“Për problemin me Bullgarinë dhe procesin e integrimeve evropiane që ende nuk ka filluar, qëndrimet tona i reflekton Ali Ahmeti, herë Artan Grubi dhe më shpesh Bujar Osmani”, tha Mickoski.
Lidhur me pyetjen se BDI nuk pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se BDI ka 15 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni 44.