Ministri i i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë sot tha se është i gatshëm që të propozojë një bisedë për ndryshim të mundshëm të mënyrës së punës, shkruan Alsat.
“Jam i gatshëm të propozoj që të fillojmë një bisedë për një ndryshim të mundshëm të mënyrës së punës, pse jo edhe në strukturën e përbërjes së Komisionit të Përbashkët Historik. Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore nuk duhet të hyjnë në gjendje të ngrirë konflikti. Qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk u është shpjeguar aq qartë se ne nuk negociojmë për identitet dhe gjuhë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për BNT