Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti, ka reaguar në një postim në facebookun e tij pas paraqitjes së televizive të Zëdhënësit të BDI, njëkohësisht edhe Zv Kryeministrit për Erointegrime në RVM z.Bujar Osmanit në emisionin 200 Alsat-M, për dinamikën e ngadalshme të reformave në shumë si parakusht që Maqedonia e Veriut të marrë raport pozitiv në Qërshor nga BE dhe ti rekomandohet data për fillimim e negociatave për antarësim
me BE-në.
Sipas tij, Qeveria e RVM, nuk po i kryen në kohë obligimet dhe detyrimet e BE-së në sjelljej e ligjeve reformuese, sidomos në planin e drejtësisë duke e rikujtuar Bujar Osmanin se Qershori është shumë afër.
Ja postimi i plotë i Zëdhënësit të ASH Flakron Bexhetit:
“Zyrtarët e Pushtetit duhet ta dinë se Raporti pozitiv i BE për Maqedoninë dhe rekomandimi për marrjen e datës për fillimin e negociatave të RVM me BE në Qershor ose në Korrik, nuk arrihet vetëm duke e thënë ate nëpër debate televizive, apo sepse ne dëshirojmë por arrihet duke punuar me përkushtim dhe intenzivisht në reformat në drejtësi (Ligji i Gjykatave, në sferën e ndëshkueshmërisë, Ligji i Prokurosisë publike, ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, mungesa e Reformave në administratë publike departizimi dhe depolitizimi i administratës publike , mungesa e reformave në Polici dhe shërbimeve të sigurisë dhe në të gjitha sferat e jetës politike dhe publike. Reformat nuk arrihen vetëm në sillen ligje në Kuvend, edhe pse shpesh herë mungon kohezioni me opozitën por është i demozdoshëm implementimi në praktikë, ku duhet profesionalizëm, këmbëngultësi dhe dinjitet i zyrtarëve bartës të institucioneve përkatëse.
Në asnjë moment qytetarët e RVM nuk e ndjenjë aromën e reformave sidomos në fushën e drejtësisë dhe aq më pak dallimin nga e kaluara, nuk mund të vërehet as nga zyrtarët e BE-së.
Skepticizmi rreth datës për hapjen e negociatave me BE qëndron edhe tek përgjigjia e Zv Kryeministrit për Eurointegrime Bujar Osmani kur u pyet tani në emisionin 200 Alsat-M se a do të mbante përgjegjësi , në qoftëse RVM nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE në Qershor të vitit 2019, të cilit si duket nuk i pëlqej pyetja e e përgjegjësisë apo dorëheqjes eventuale” ka përfunduar Zëdhënësi i ASH z.Flakron Bexheti.