5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeASH Likovë: Bujar dhe Kreshnik a e dini cila është detyra juaj...

ASH Likovë: Bujar dhe Kreshnik a e dini cila është detyra juaj aty ku jeni udhëheqës t’paktën?

Dega e Alancës për Shqiptarët Likovë ka drejtuar pyetje ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi a e dini cila është detyra juaj aty t’paktën?, përcjell in7

Nga ASH-Likovë theksojn se si ka mundësi që qytetarët të kontrollojnë licensat e kompanive të transportit.

Reagimi i plotë:

“Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thotë: “t’ua sigurojmë të ardhmen evropiane qytetarëve, të cilën për një kohë të gjatë VETËM ua premtojmë”.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë: “u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licensa të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”.
O të shkretë a jeni të vetëdijshëm cka flisni!
Pse e keni premtuar e herë herë e keni festuar, kur gjatë gjithë kohës e paskeni ditur se vetëm jeni duke e premtuar!
Si ka mundësi qytetarët të kontrollojnë licensat e kompanive të transportit o Ministër, a mundesh me spjegu pak më tepër këtë që e thua?
Ps. A e dini cila është detyra juaj aty t’paktën?
ALEANCA PËR SHQIPTARËT LIKOVË”-thuhet në reagimin e ASH-Likovë./in7.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments