Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se sot i është marrë licenca Agjencisë Turistik BESA TRAVEL. Siç njoftojnë nga kjo ministri, vendimi është marrë pasi Inspektorati i Tregut pas disa tentimeve nuk ka mundur të kryej kontrolle Agjenci.
“Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të cilin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës.U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, njofton ministri i Ekonomisë, Kreshink Bekteshi.