4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTHIRRJA E FORTË E PRESIDENTIT FILIPIN PËR TË PAVAKSINUARIT /“QËNDRONI NË SHTËPI,...

THIRRJA E FORTË E PRESIDENTIT FILIPIN PËR TË PAVAKSINUARIT /“QËNDRONI NË SHTËPI, OSE DO T’U ARRESTOJMË”

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte bëri një deklaratë të fortë, duke kërkuar nga autoritetet që të arrestojnë personat e pavaksinuar që nuk respektojnë detyrimin për të qëndruar në shtëpitë e tyre.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur vendi është në periudhën e kufizimit më të rreptë, e cila synon ndalimin e rritjes së rasteve të infektimit me variantin Omicron.

Për shkak të rritjes së shirave të infektimeve, Qeveria ka rritur kufizimet në kryeqytet, Manila dhe zona të tjera këtë javë.

Sipas vendimit të qeverisë qytetarët e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës së masave të reja, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri në mes të janarit dhe do të mund të dalin vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

Përballë emergjencës kombëtare i urdhëroj ata (autoritetet lokale) të gjejnë të pavaksinuarit dhe t’u kërkojnë të mos lëvizin. Dhe nëse ata refuzojnë, nëse largohen nga shtëpitë e tyre atëherë autoritetetduhet t’i arrestojnë”, tha Presidenti Duterte në një deklaratë për shtyp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments