Ekspertët konstatojnë se vendi ka shënuar ngecje në zbatimin e reformave të nevojshme për në BE. Sipas tyre, mungesa më e madhe vërehet në administratën publike dhe gjyqësor. Profesori Borçe Davitkovski vlerëson se strategjia e Qeverisë për reforma në administratën publike është e viteve 90-ta.
Cila do Qeveri që vjen bën strategji. Jemi të ngarkuar me strategji që nga vitet 90-ta dhe çdo vite strategji për reforma në administratë, gjyqësor, vetëqeverisje lokale, ekonomi, zhvillim energjetik etj”-tha Borçe Davitkovski, profesor.
Ekspertët nga sfera e sigurisë konstatojnë se me formimin e ATO-së dhe pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, reformat në shërbimet e sigurisë do t’i tregojnë rezultatet e para.
Ka avancim por ka edhe gjëra që duhet kritikuar që të bëhen edhe më mirë më me kujdes. Megjithatë, thënë realisht nga 2017 e këtij, ndryshimet më të mëdha janë bërë në sferën e sigurisë, institucione të reja, ligje të reja, në procedurë është miratimi i Ligjit mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare i cili seriozisht do ta ndryshojë MPB-në”-pohoi Nikolla Dujoski, profesor.
Ekspertët adresuan kritika edhe për reformat në sferën e arsimit. Këto komente Dujovski e Davitkovski i bënë në kuadër të konferencës “Ka apo nuk ka reforma në vend”