Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, krahasuar me nëntorin 2021, është rritur për 0,5 për qind, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.
Rritje është shënuar në grupin Ushqime me 0.4 për qind, Pije Alkoolike me 0.6, Pije Joalkoolike me 0.6 dhe Gjatë Natës me 0.6 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 1,7 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 0,6 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2020 është rritur me 0,5 për qind.