Publicisti Nexhmedin Spahiu ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me shumën e pensioneve në Kosovë, duke bërë krahasim me ato në Serbi.
Në një postim në Facebook, Spahiu ka thënë se përderisa në Serbi presidenti Aleksander Vuçiq merr pagë 4-fish më të madhe se pensioni më i ulët atje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr 40 fishin.
“Dallimi mes pensionit më të ulët në Serbi dhe pagës më të madhe në Serbi (që është e Presidentit Vuçiq) është 4 herë. D.m.th Vuçiq merr rrogë 4 fishin e pensionit më të ulët në Serbi. Ndërsa Presidentja Osmani merr rrogë 40 fishin e pensionit të nanës sime”, ka shkruar ai.
Megjithatë, Spahiu ka vënë në dukje gjithashtu faktin se paga e presidentes në Kosovë nuk është më e madhja e sektorit publik.