Diaspora gjatë vitit 2020 në vendin tonë ka dërguar 361 milionë euro, që paraqet rreth 3.4 për qind e BPV-së së vendit, por gjithsesi vendi ynë ka më pak remitenca në krahasim me vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të Eurostat-it grantet personale nga jashtë për Serbinë janë rreth 7.2 për qind e BPV-së. Në Bosnje dhe Hercegovinë – 9,3%, në Shqipëri – 9,8%, në Mal të Zi – 12,5% dhe në Kosovë – 18,5% të BPV-së.
REMITENCA
Maqedonia e Veriut 3,4% të BPV-së
Serbia 7,2% të BPV-së
Bosnja dhe Hercegovina 9,3% të BPV-së
Shqipëria 9,8% të BPV-së
Mali i Zi 12,5% të BPV-së
Kosova 18,5% të BPV-së
Dhe në shifra absolute kemi grantet më të vogla nga diaspora, krahasuar me gjithë rajonin. Fluks më të madh të fondeve të huaja ka Serbia – 3,37 miliardë euro, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 1,63, Shqipëria – 1,27, Kosova – 1,25, Mali i Zi – 524 milionë dhe në fund Maqedonia e Veriut me 361 milionë euro.
FONDET E HUAJA
Serbia – 3,37 miliardë euro
Bosnja dhe Hercegovina – 1,63 miliardë euro
Shqipëria – 1,27 miliardë euro
Kosova – 1,25 miliardë euro
Mali i Zi – 524 milionë euro
Maqedonia e Veriut – 361 milionë euro
Sipas të dhënave të Eurostat, brenda vendeve të BE-së varësinë më të madhe nga grantet personale nga jashtë në vitin 2020 e kishte Kroacia – 7.3 për qind e PBB-së, e ndjekur nga Letonia – 3.2 për qind e PBB-së dhe Rumania – 3.1 për qind.
Përqindja e varësisë nga grantet e huaja llogaritet si përqindje e totalit të transfereve personale në raport me Bruto Prodhimin Vendor.
Nga vendet e rajonit, Serbia ka daljen më të madhe të parave- 342 milionë euro, ndërsa më pak Maqedonia e Veriut – 24 milionë euro. Serbia pasohet nga Shqipëria me 109 milionë euro, Mali i Zi 85 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina 84 milionë euro dhe Kosova 43 milionë euro.
DALJA E PARAVE
Serbia – 342 milionë euro
Shqipëria – 109 milionë euro
Mali i Zi – 85 milionë euro
Bosnja dhe Hercegovina – 84 milionë euro
Kosova – 43 milionë euro
Maqedonia e Veriut – 24 milionë euro