Fitorja e Parë e Komunës së Gostivarit në mandatin e ri është se shpallet si komuna më transparente në RMV. Kështu tha kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, duke u thirur në një raport të fundit nga USAID-di amerikan.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Komuna e Gostivarit zgjidhet Komuna më transparente e udhëhequr nga kryetar shqiptar në humumtimin e USAID për vlersimin e qeverisjes së mirë në njësitë e vetqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indeksit të hapjes”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ai tha se kjo gjë nuk e ka befasuar pas punës me ndërgjegje së bashku me ekipin e tij.
“Vlerësim të ngjashëm kishim marrë edhe në mandatin e parë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Premtoi se në këtë drejtim do të vazhdojë të punojë edhe në periudhën e ardhshme katër vjeçare.
Kujtojmë se në fillim të mandatit të parë në 2017-tën, Taravari kishte premtuar se synim ka që Komuna e Gostivarit ta shndërrojë ndër institucionet më transparente në vend, gjë të cilën sot po e realizon.