Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov kërkoi që për çdo zgjidhje eventuale të kontestit me Bullgarinë të verifikohet në Kuvend.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të çështjes me Bullgarinë, vendimi i tyre është se çdo zgjidhje duhet të shkojë në Kuvendin e Bullgarisë dhe nuk marrë parasysh Rezolutën e miratuar në Kuvendin tonë, mendoj se gjithashtu çdo zgjidhje me Bullgarinë duhet të ketë mbështetjen e Kuvendit”, tha Dimitrov.
Këtë propozim të Dimitrov e mbështeti edhe kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE dhe nënkryetarja Sonja Mirakovska.