-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMF: Është nënshkruar marrëveshja me të cilën plotësisht sigurohen mjete për realizimin...

MF: Është nënshkruar marrëveshja me të cilën plotësisht sigurohen mjete për realizimin e pjesës së autostradës së Korridorit 8, Bukojçan – Kërçovë

Nga Ministria e Financave njoftojnë se anë siguruar mjete për realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8.

“Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi nënshkruan marrëveshjen për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të destinuar për financimin e Korridorit rrugor 8 (faza e parë) me ç’rast sigurohen 110 milionë euro për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë. Gjithashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja për hua nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe drejtori i zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi”, thuhet në komunikatë.

May be an image of 2 people, people sitting, people standing, suit and indoor

Vlera e përgjithshme e investimit të pjesës Bukojçan – Kërçovë është rreth 130 milionë euro, me ç’rast 110 milonë euro janë hua nga BERZH- i, ndërsa pjesa tjetër prej 20 milionë eurove është siguruar nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor – WBIF si grant investues.

“Korridori 8 është një nga projektet strategjike për infrastrukturën e vendit, i cili do ta bëjë vendin më konkurrues. Me ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8, në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përfundojë ndërtimi i Korridorit Pan-Evropian, i rëndësishëm për lidhje më të mirë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë me vendet e tjera evropiane. Kjo do të mundësojë hapjen e tregjeve të reja për kompanitë e Maqedonisë, do të përmirësojë konkurrencën e tyre dhe do të mundësojë rritje të qëndrueshme ekonomike, theksoi Besimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhet në njoftim.

Andi Aranitasi, shef i zyrës së BERZH-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se BERZH-i ka rol kyç në përkrahjen e sektorit rrugor të Maqedonisë që nga viti 2001.

“Banka financon ndërtimin dhe moderrnizimin e rrugëve rajonale, lokale dhe pan-evropiane, njëherit duke organizuar dialog për udhëheqje të politikave me qëllim të përforcimit të institucioneve në vend. Me investimin e ri, përsëri konfirmojmë angazhimin tonë drejt infrastrukturës transportuese më të mirë në dobi të qytetarëve të saj dhe aktivitetit afarist. Projekti do të kontribuojë drejt rritjes së pjesëmarrjes së sektorit privat në punën dhe mirëmbajtjen përmes publikimit të tenderit për marrëveshjen lidhur me ndërtimin dhe mirëmbajtjen, duke përfshirë edhe ballafaqimin me rreziqet sa i përket ndyshimeve klimaterike gjatë fazave të ndërtimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së projektit”, theksoi ai.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi theksoi se me ndërtimin e pjesës së autostradës jashtëzakonisht do të përmirësohet mobiliteti dhe shkëmbimi tregtar, siguria në rrugë, do të shkurtohet koha e udhëtimit, ndërsa do të rriten edhe mundësitë për zhvillimin socio – ekonomik.

“Pjesa e rrugës shtetërore A2 nga Gostivari deri në Kërçovë është projektuar para 50 e më shumë viteve dhe është ndërtuar si rrugë e vetme me dy korsi në të dy drejtimet, ndërsa në vendet e qafave malore ka edhe korsi të tretë për automjete që lëvizin ngadalë. Megjithatë, për shkak të intesitetit të shtuar të trafikut dhe për shkak të kushteve të pamjaftueshme dinamike për vozitje është i domosdoshëm përmirësimi i kësaj pjeseje në nivel të zgjidhjes bashkëkohore të autostradës, ku do të realizohet transport i shpejtë, i sigurtë dhe pa ndërprerje, ndërkombëtar dhe vendas i udhëtarëve dhe mallrave”, theksoi Rustemi.

Gjithashtu, për sigurimin e kornizës financiare për infrastrukturën rrugore të Korridorit 8, me Buxhetin për vitin 2022 sigurohen rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e pjesës Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë dhe pjesës Tetovë – Gostivar – Bukojçan të Korridorit 8, si dhe pjesës së autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10.

Pjesa e korridorit VIII evropian nga Gostivari deri në Kërçovë aktualisht është ndërtuar si rrugë e vetme me dy korsi në të dy drejtimet, ndërsa në disa vende të qafave malore, ka edhe korsi të tretë për automjete që lëvizin ngadalë.

Megjithatë, për shkak të intensitetit të shtuar të trafikut dhe kushteve dinamike të dobëta për vozitje, që janë projektuar para 50 e më shumë viteve, është e pashmangshme që të përmirësohet kjo pjesë në nivel të autostradës moderne ku do të zhillohet transport i shpejt,i sigurt dhe i pandërprerë vendor dhe ndërkombëtar i udhëtarëve dhe mallrave.

Nënshkrimi i marrëveshjeve për projektin Korridori rrugor VIII – faza I e projektit, pjesa Bukojçan – Kërçovë është pjesë e bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH që vite me rradhë i ka dhënë përkrahje të konsiderueshme vendit lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian përmes dhënies së huave me kushte të volitshme, granteve dhe ndihmës teknike për përgatitjen dhe realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments