RAMA: NISMA VIJON EDHE PA SHTETET QË REFUZOJNË
Konferenca Rama Vuçiç Zaev
Liderët e Ballkanit Perëndimor shprehen të vendosur të vijojnë nismën Open Balkan edhe pa vendet që refuzojnë të bashkohen. Në Tiranë ku u zhvillua takimi I radhës u nënshkruan disa marrëveshje të cilat do të hyjnë menjëherë në fuqi, ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi së në vijëmësi do të ketë edhe shtete të tjera që do të bashkëpunojnë në kuadër të Open Balkan.
Dy vite nga nisma Open Balkan, dhe ende vetëm tre shtete pjesmarrëse.
Kjo gjë nuk e demoralizon aspak Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat në Tiranë, nënshkruan sërish marrëveshje për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave ndërmejt shteteve të tyre.
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjeve, liderët e Ballkanit Perëndimor përcollën mesazhet në një konferencë të përbashkët. Kreu i Qeverisë shqiptare tentoi edhe njëherë të bindë skeptikët për çfarë u mundëson kjo nismë.
Por pavarësisht refuzimit, Rama ia bën të qartë Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës se edhe pa ata, kjo nismë do të vijojë.
Në të njëjtën linjë është dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk e fsheh mërzinë.
Vuçiç: “Mërzitem me veten ndonjëherë sepse vazhdojmë të bëjmë thirrje homolgëve tanë sikur s’do ekzistonim pa ta”.
Por a do ta pranonte Aleksandër Vuçiç flamurin e Kosovës nëse futet në Ballkanin Perëndimor?
Zoran Zeav përcolli mesazhin e fundit si kryeministër i Maqedonsë së Veriut.
Takimi i radhës i Open Balkan do të jetë në Maqedoninë e Veriut ndërsa për takimet e tjera vijuese, kryeministri Rama tha se do të ftonte edhe vende të tjera, Si Italia, Greqia dhe Hungaria./KlanMacedonia/