Të dashur miq, është koha që unë t’ju njoftoj që jemi organizuar një grup intelektualësh, prioritet ekspertët e shkencave politike dhe pastaj çdo profesion në çdo fushë të nevojshme. Ne vendosëm që të dalim me një lëvizje e cila është nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët.Ju e dini që zëri im nuk është ndalur sa herë që ka qenë nevoja…Ju e dini që kam protestuar sa herë që ka qenë nevoja…Ju e dini që kam ndihmuar sa herë që ka qenë nevoja…Ju e dini që zërin e gruas kam dashur ta dëgjoj fuqishëm në politikë dhe fatkeqësisht ekzekutivi i partive shqiptare në pushtet është pa asnjë femër, marri dhe turp.Ju e dini që kam qenë opozitare sepse kam dashur që të bie regjimi…Ju e dini që jam zhgënjyer nga përkrahjet e mia, ndaj tash vetja s’do më zhgënjej.Ju e dini që kam protestuar edhe për mbrojtjen e ambientit…Ju e dini që më qan shpirti për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë…Ju e dini që me shpirt e me zemër u organizova për regjistrimin e popullsisë dhe kur e kuptova manipulimin ndalova, sepse s’doja juve t’ju zhgënjej popull i dashur.Ju e dini që për tragjedinë e Tetovës nuk jam ndalur asnjë çast duke kërkuar llogari, por dhe për tragjedinë e Bullgarisë e njejta gjë dhe e kam shpirtin zi.Ju e dini që unë çdo gjë e kam bë pa qenë anëtare në asnjë parti dhe tash është koha që popullit t’ia jap edhe këtë mundësi dhe të vazhdoj ashtu stoike siç qëndrova.Programin e lëvizjes tonë do keni mundësi ta lexoni online dhe do jetë një program i realizuar nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendas, por ajo thelbësorja është që kërkohet barazia dhe multietniciteti.E bukura e lëvizjes do jetë rinia e diasporës e profesionalizuar dhe e gatshme këtu për të kontribuar, por ama duke qenë faktor në kryesi dhe strukturë të partisë.Gratë do kenë fatin të kyqen pa hamendje sepse aty është një grua dhe zëri i tyre do dëgjohet dhe vlerësohet.Fytyra të reja, jo të politizuara, fytyra pozitive, fytyra të bukura në shpirt dhe paraqitje do jetë struktura e lëvizjes tonë:LËVIZJA QYTETARE EVROPIANENa priftë e mbara dhe gëzuar!Me shumë respekt,Dr. Gjyla Celiku