4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZGJEDHJET LOKALE: ANTIKORRUPSIONI KA ZBULUAR DONATORË TË DYSHIMTË

ZGJEDHJET LOKALE: ANTIKORRUPSIONI KA ZBULUAR DONATORË TË DYSHIMTË

Zgjedhjet lokale përfunduan para thuajse dy muajve. Fituesit kanë marrë pozitat e tyre, kurse Antikorrupsioni tashmë një kohë të gjatë është duke kontrolluar raportet financiare të partive politike. Nga shkaku se donacionet janë pjesa më kontestuese e financimit të partive, Antikorrupsioni është duke kontrolluar nëse donatorët janë real ose kanë shërbyer vetëm si plotësues të fletëpagesave – shkruan në numrin më të ri javorja “FOKUS”

Nga Antikorrupsioni, sic percjell KlanM, kanë thënë se kontrollet e para tregojnë donacione të dyshimta, për shkak të së cilëve kanë kërkuar kyçjen e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar.

Sic shkruan “FOKUS”, lidhur me një pjesë të donacioneve të pranuara, KSHPK-ja ka dyshime se të njëjtat nuk janë të ligjshme, për cka Drejtorisë për Kundërzbulim financiar I ka dërguar kërkesë për veprimin e tyre konform kompetencave.

“Duke marrë parasysh se këto procedura janë të besueshme, KSHPK-ja, ka besim të plotë se Drejtoria për Kundërzbulim Financiar do ta kryejë detyrën, kurse për gjetjet e konstatuara do të dërgojë informacione në KSHPK por edhe në Prokurorinë kompetente Publike” – ka thënë Antikorrupsioni për “FOKUS”.

Nga KSHPK-ja sqarojnë se pasi t`i marrin gjetjet e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar do të realizojnë kontrolle të kryqëzuara me bazat tjera të të dhënave që jën në dispozicionin e tyre./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments