10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri i ri bullgar Petkov: E kam thënë nuk ka asnjë tërheqje...

Kryeministri i ri bullgar Petkov: E kam thënë nuk ka asnjë tërheqje në qëndrimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov në një intervistë për emisionin “Panorama” në “BNT” mbrëmë ka komentuar çështjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë.

I pyetur nëse ka koncesion në qëndrimin e Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petkov tha se nuk është diçka e ngjashme.

“Ajo që e kam dhënë shumë qartë si mandat në hapat e ardhshëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut është se ne do ta përmirësojmë pozicionin bullgar me grupe pune shtesë për ekonominë, infrastrukturën, kulturën, masat dhe politikat për hyrje dhe ndihmë.

Kapaciteti i Maqedonisë së Veriut – si të ketë sukses në hedhjen e hapit drejt anëtarësimit në BE. Që do të thotë se ne po caktojmë një afat prej 6 muajsh dhe unë e kam thënë qartë këtë afat”, tha kryeministri bullgar.flesh.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments