4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën i përgjigjet Kasamit: Mos keqpërdorni tenderët për interesa...

Më mirë për Tetovën i përgjigjet Kasamit: Mos keqpërdorni tenderët për interesa partiake

Në lidhje me raportimet e disa mediave elektronike të cilat pretenduan që Lista “Më mirë për Tetovën” ka bërë obstruksione në procesin e mirëmbajtjes së rrugëve, kanë reaguar nga e njejta listë duke sqaruar se nuk ekziston asnjë kufizim që NPK “Tetova”-Tetovë të bëjë mirëmbajtjen e rrugëve deri në momentin kur kjo e drejtë t’i jepet edhe zyrtarisht nga ana e Këshillit Komunal. Nga kjo listë apelojnë që mos të keqpërdoren tenderët për interesa partiake apo klanore para interesave të banorëve të qytetit dhe rrethinës, raporton TetovaSot.

Më poshtë reagimi i plotë i listës “Më mirë për Tetovën”:

“Në lidhje me lajmet e tendencioze të protaleve partiake të cilat pretendojnë që Lista “Më mirë për Tetovën” ka bërë obstruksione në procesin e mirëmbajtjes së rrugëve: I njoftojmë qytetarët që sipas aneks marrveshjes në mes Komunës së Tetovës dhe NPK “Tetova”-Tetovë, nuk ekziston ndonjë kufizim që NPK “Tetova”-Tetovë të bëj mirëmbajtjen e rrugëve deri në momentin kur kjo e drejtë t’i jepet edhe zyrtarisht nga ana e Këshillit Komunal. Kjo mund të vërtetohet edhe nga video materiali i mbledhjes së Këshillit.

Arsyeja se pse disa nga rrugët e qytetit dhe malësisë nuk mund të pastrohen plotësisht është se NPK “Tetova”-Tetovë nuk posedon maqinerinë, mjetet dhe përgatitjen e mjaftushme për të bërë këtë, por i nevojiten mjete shtesë që duhet t’i sigurojë me procedurë tenderimi.

Faji që edhe këtë vit bora e gjeti Komunën e Tetovës të papregaditur duhet të kërkohet tek ata të cilët me vite të tëra e kanë lënë Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjen publike në gjendje të mjerueshme. Kanë bartur ingerencat nga njëri institucion në tjetrin për të hapur procedura të dyshimta tenderimi dhe interesat partiake dhe klanore i kanë vendosur para interesave të banorëve të qytetit dhe rrethinës.
Praktikat e vjetra të mosgadishmërisë dhe keqmenaxhimit të Komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve publike nuk duhet të tolerohen nga udhëheqësia e re komunale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments