19.3 C
Tetovo
E martë, 8 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaSË PAKU TRE TË VDEKUR PAS SHEMBJES SË DY NDËRTESAVE NË ITALI

SË PAKU TRE TË VDEKUR PAS SHEMBJES SË DY NDËRTESAVE NË ITALI

Të paktën tre persona vdiqën më 12 dhjetor pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin sicilian, Ravanusa, si pasojë e shpërthimit të gazit, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve në këtë qytet.

Kapiteni, Giuseppe Merendino, nga Brigada e Zjarrfikësve tha se gjashtë persona janë zhdukur dhe dy tashmë u shpëtuan të gjallë pasi ngecën nën rrënojat e ndërtesës.

Prifti Filipo Barbera, që të shtunën në mbrëmje po mbante meshën afër vendit ku ndodh shpërthimi, tha se shtëpitë morën flakë pasi një tub gazi natyror shpërtheu në qytetin me rreth, 11 mijë banorë.

“Është një tragjedi e madhe…le t’i lutemi Zotit që të mos ketë të vdekur të tjerë”, tha Barbera.

Zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të shpëtuar edhe banorë të tjerë, përfshirë një të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments