Mes incidentesh të cilat dërguan që dy herë të ndërpritet loja, është mbyllur me barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit, bëri që tifogrupi Shfercerat të ndjejnë rahatinë me çka shpërthyen duke shkaktuar edhe incidente, raporton TV21.
Ndërprerja e parë erdhi si rezultat i lëshimit të mjeteve piroteknike, të cilat bënë që stadiumi të mbushet i tëri me tym. Kurse ndërprerja e dytë erdhi nga hedhja e mjeteve të forta në fushën e lojës – kanaçe dhe shishe plastike.
Pas kësaj, ndërhynë edhe forcat speciale, të cilat përcollën futbollistët e Shkëndijës gjatë daljes.
Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, përkatësisht KF Shkupi dhe KF Shkëndija e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat 1-1./TV21