8.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeZaevi pranoi hetimin ndërkombëtar për rastet Monstra, Lagja e trimave dhe Almir...

Zaevi pranoi hetimin ndërkombëtar për rastet Monstra, Lagja e trimave dhe Almir Aliu

Është arritur marrëveshja që Qeveria t’i dërgojë një kërkesë zyrtare Komisionit Evropian duke kërkuar nga një ekip ekspertësh të pavarur për të kryer hetim ndërkombëtar për proceset që dyshohet për ndikim politik, tha Zaev në një konferencë të përbashkët për media me Afrim Gashin nga Alternativa.

Gashi bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për disa gjykime në të cilat u dënuan shqiptarët, pasi ai besonte se gjyqtarët kishin marrë vendime të njëanshme për përkatësinë etnike të të pandehurve.

“Për herë të parë ndodh që Qeveria të paraqesë kërkesë në Komisionin Evropian për të kryer hetim ndërkombëtar të rasteve. Fatkeqësisht, 30 vitet e fundit ka pasur dyshime për vendimet e gjykatave. Ka pasur dyshime për ndikim politik. Qëllimi ynë është që të mos ketë pakënaqësi në mes të komuniteteve, sepse gjyqtari filloi me paragjykimet për përkatësinë etnike të të pandehurve. “Ne nuk jemi të kënaqur me drejtësinë, këtë mund ta bëjmë si qeveri, të bëjmë kërkesë në KE dhe të bëjmë një procedurë”, tha Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments