Papa Françesku, i cili më 7 maj vjen për vizitë apostolike edhe në Maqedoni, mban kapelë ceremoniale me motive shqiptare, të punuar special për atë nga murgeshat e Manastirit për femra Shën Grigori në Rajçicë të Dibrës.
Kapela të këtilla speciale të punuara nga duart e murgeshave shqiptare ortodokse të Manastirit të Rajçicës së Dibrës, mbajnë edhe Patriarku i Kishës Ortodokse, Bartolomej; Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirili; Patriarku i Jerusalemit, Teofil; dhe mbi 700 autoritete të tjera kishtare, ortodokse, katolike, dhe jo vetëm.
Llojet më karakteristike të këtyre kapelave e mbajnë emrin ,,Kapela Trojane”, që është edhe një dëshmi më tepër për elementet ilire-dardane-arbërore-shqiptare të përcjellura brez pas breze ndër udhëheqësit e religjioneve të ndryshme, sidomos e atij të krishterë.
(6 maj 2019)