Koalicioni ASh-AAA deklaron për një hetim ligjor, sipas tyre, deri në goditjen përfundimtare të krimit zgjedhor dhe kriminelëve që për interes kanë vetëm mbrojtjen e keqpërdorimeve të tyre institucionale.
Në vijim janë 10 vërejtet e koalicionit:
Blerje masive e votës.
Votim i manipuluar i personave që nuk jetojnë aktualisht në Dibër.
Presion qeveritar dhe kërcënime ndaj qytetarëve.
Anormalitet, 100% dalje në disa vendvotime të personave që aktualisht jetojnë këtu.
Individ të kërcënuar të mbajtur në një zyrë që do ta shihni përmes organeve kompetente.
Shpërndarje e druve dhe përdorimi i makinave institucunale në fushatë elektorale.
Keqpërdorimi i gurëve të hequr nga shëtitorja, të shpërndara në zgjedhje, të faktuara dhe dokumentuara të gjitha.
Kuti të hapura të pa plombuara.
Zarfe të hapur, duke bërë të pavlefshme votën për Bekimin.
Persona me më shumë se një kartë identiteti në vendvotim.
Nga ASH sigurojnë qytetarët që të gjitha faktet janë paraqitur tek të gjitha organet shtetërore, ambasadat dhe organizatat joqeveritare. Ata i bëjnë me dije kandidatit të BDI-së, Hekuran Duka që ata që të zgjodhën nëpërmjet manipulimit, do ta shkurtojnë mandatin në më pak se dy vite.