13.4 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeKreshnik Bekteshi: Nuk ka nevojë të ndërrohen MINISTRAT e BDI-së

Kreshnik Bekteshi: Nuk ka nevojë të ndërrohen MINISTRAT e BDI-së

Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekonomisë, sot në një pyetje të gazetarëve tha se qëndrimi i BDI-së është se nuk ka nevojë të ndërrojë ministrat e saj kur kryeministri Zoran Zaev do të formojë qeverinë e re nëse gjendet një shumicë e re parlamentare.

“Ndryshime në Qeveri sigurisht që do të ketë me dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë dhe dy zëvendësministrave nga Besa, por qëndrimi i BDI-së është se nuk ka nevojë të ndryshohen ministrat aktualë në Qeverinë aktuale”, tha Bekteshi.

Megjithatë, ai shtoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do ta marrë vendimin pas konsultimeve me kryesinë e partisë dhe kryeministrin Zaev.

Deklarata e Bekteshit vjen pasi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bitiqi tha dje se do të ketë ndryshim prej gjashtë apo shtatë ministrash në qeverinë e re, siç e quajti “Zaev 3”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments