Ka pak njerëz të cilët nuk janë përballur me ndjenjën sikur iu dhembin flokët. Si është e mundur kjo?
Keni dëgjuar shprehjen “po më dhembin flokët”? Kjo nuk është vetëm një lojë fjalësh. Ka një arsye pse flokët dhembin. Edhe pse sipas logjikës kjo nuk mund të jetë e vërtetë, kjo ndodh në realitet. Për dhimbjen, 50 për qind jemi vetë fajtorë, dhe 50 për qind të tjerë është trupi ynë, transmeton KosovaPress.
Në fakt, yndyra natyrale ose larja e parregullt mund të çojnë në akumulimin e yndyrës në flokë. Kjo shkakton inflamacion dhe kruajtje, madje edhe dhimbje. Me fjalë të tjera, më shumë gjak do të gjendet në atë pjesë të kokës, duke rezultuar në një dhimbje pulsuese.
or dhimbja mund të vijë edhe pas larjes, dhe për këtë ne duhet të fajësojmë produktet që përdorim për flokë, për shkak se vajrat dhe papastërtitë mblidhen bashkë duke iu falënderuar kimikateve të këtyre produkteve.
Për të parandaluar këtë dhimbje, lani flokët rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte të ngjyrave të flokëve, si dhe përdorni shampon kundër yndyrës.