9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“BDI, Besa dhe PDSH janë shkrirë në LSDM”, Taravari: Këto parti Zaev...

“BDI, Besa dhe PDSH janë shkrirë në LSDM”, Taravari: Këto parti Zaev i konsideron si të vetët (video)

BDI-në, Besën dhe PDSH-në Zaev i konsideron si pjesë të LSDM-së, thotë Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për TV21, ku tha brenda partisë së tij ka shumë nga ata që mendojnë se në raundin e dytë në zgjedhjet lokale në Tetovë, LSDM-ja do të jetë në garë me Aleancën për Shqiptarët.

 “Konkretisht në Tetovë z.Zaev, Besën, PDSH-në dhe BDI-në i llogaritë si “SDSM”. Praktikisht edhe në zgjedhjet e 2017-tën z.Zaev e mbështeti fuqishëm BDI-në sikur të ishte kandidat i tyre, praktikisht ata nuk kishin kandidat të tyre në Çair, Gostivar dhe Tetovë por e përkrahën kandidatin e BDI-së. Zaev mendon se në raundin e dytë do të shkon Aleanca dhe “SDSM”-ja, por kur thotë “SDSM”-ja mendon se në “SDSM” veçmë janë shkrirë BDI-ja, Besa dhe PDSH-ja dhe i konsideron si të vetit”, tha për TV21, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Krreu socialdemokrat Zoran Zaev, dje i pyetur nga TV21 se kë do ta përkrahte në Tetovë, nëse në raundin e dytë kalojnë edhe BDI-ja edhe Besa, tha se përgjigja e kësaj pyetje mund të shkaktojë probleme në koalicion.

 “Ende është herët për përgjigje rreth supozimeve të këtilla. Përgjigjja ime e kësaj pyetjeje mund të shkaktojë vetëm problem në koalicionin tonë. Te ne shumica mendon se LSDM-ja do të hyjë në rrethin e dytë me kandidatin e Aleancës. Ende është herët për të folur teorikisht”, deklaroi për TV21, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

LSDM-ja ende nuk ka ka publikuar kandidat të mundshëm për Tetovën. BDI mendon të riandidojë Tetuta Arifin, Besa me kryetarin Billal Kasamin, PDSh-ja me Sadi Bexhetin. Koalicioni Aleanca-Alternativa ende nuk përmendin se me kë do të garojnë. Në media përflitet emri i mjekut Ilir Demiri. TV21 gjatë ditës u përpoq të marrë një përgjigje nga Demiri për kandidimin e tij të mundshën, por nuk deshi të komentojë. Ndërsa Taravari thotë se opsion janë disa emra, por se ende nuk kanë vendim përfundimtar.

 “Ende nuk kemi asnjë emër definitiv, kur ta kemi do ta bëjmë publik. Ka disa emra brenda partisë Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa por nuk kemi kandidat definitiv”, theksoi për TV21, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017, LSDM-ja në raundin e dytë mbështeti BDI-në, gjegjësisht ndihmuan që Tetuta Arifi të bëhet kryetare e komunës së Tetovës. Por për dallim prej atëherë, tash përveç BDI-së dhe PDSH-së, socialdemokratët në koalicion qeveritar janë edhe me Lëvizjes Besa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments